Një burrë në Indi vdiq duke tentuar t’i hajë 50 vezë

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Indi.
Një burrë ka vdekur duke u përpjekur që t’i hajë 50 vezë.
Subhash Yadav, 42 vjeç, kishte shkuar në tregun e Bibiganjit, me një mik të tij për të ngrënë vezët.
Të dy miqtë vendosën të pranonin sfiën, duke ngrënë 50 vezë për të fituar rreth 25 euro.

Marketing

42 vjeçari e pranoi bastin.
Yadav arriti të hajë 41 të tilla, para së të rrëzohej papritmas dhe të binte pa vetëdije.
Ai u dërgua në spital, ku vdiq vetëm disa orë më vonë, shkruan Daily Mail.

Sipas mjekëve ai kishte vdekur nga komplikimet për shkak të ngrënies së tepërt të dhjetëra vezëve.
Familja e tij nuk ka komentuar incidentin tragjik.

Marketing