Një gjerman ka paditur një qytet për diskriminimin që po iu bëhet burrave për një vend parkimi “vetëm për femra”, e cila u vendos pasi një grua u përdhunua aty pranë.

Dominik Bayer tha se vend-parkingjet në qytetin Eichstatt në Bavari diskriminonin burrat.

Sipas tij, shenjat që tregonin vendet e parkimit për gra ishin paragjykuese edhe ndaj vet grave, sepse ata paragjykojnë se gratë nuk mund të kujdeseshin për veten e tyre.

Por zyrtarët e qytetit kanë thënë se shenjat ishin vetëm një sugjerim dhe se burrat nuk do të ndëshkoheshin nëse parkohen aty.

Hapësira e parkimit për gra u krijua në zona të ndriçuara mirë pasi një grua u përdhunua në qytet në vitin 2016.