Një burrë vesh një disk gjigant për t’i mbajtur në distancë njerëzit, për shkak të koronavirusit

Qytetari italian ka përzgjedhur një veshje të çuditshme dhe kreative që të mbrohet nga koronavirusi. OBSH e ka shpallur tashmë koronavirusin si pandemi, shkruan The Sun.
Deri më tani koronavirusi në Itali ka marrë jetën e 827 personave si dhe ka infektuar 12 mijë e 462 persona, që është vendi me më shumë të prekur pas Kinës.

Marketing

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi në nivel global ka arritur 125000, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 4000 që nga Dhjetori kur edhe ishte shfaqur për herë të parë.

Sipas OBSH-s, këshillohet që të mbahet distancë së paku 1 metër në mes të njerëzve me qëllim shmangien nga stërpikja eventuale nga teshtimat e të tjerëve.

Burri Italian ishte parë në një market me veshjen e tij karakteristike dhe ishte pyetur nëse kjo do të mbronte në koronavirusi.

Ai po ashtu shihet në një klip të shpërndarë në twitter duke ecur rrugëve të Romës ku kishte veshur një disk gjigantë me qëllim imponimi e distancës me personat tjerë.

Marketing