Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE) do të marrë pjesë në Sesionin Vjetor të 27-të të AP të OSBE-së, që do të mbahet prej sot deri më datën 11 të këtij muaji në Berlin.

Delegacionin e kryeson deputeti Vlladimir Gjorçev, ndërsa në përbërjen e tij janë anëtarët Rexhail Ismaili dhe Jagoda Shahpaska, informon shërbimi i kuvendit për meida.

Temë kryesore diskutimi në sesionin vjetor është: “Implementimi i angazhimeve të OSBE-së: roli i parlamenteve”.

Pritet pjesëmarrje e rreth 300 deputetëve prej 57 vendeve pjesëmarrëse dhe partnere për bashkëpunim të OSBE-së nga Evropa, Amerika Veriore, Azia Qendrore, Lindja e Afërt dhe Afrika Veriore.

Janë paralajmëruar seanca të tre komisioneve të Asamblesë Parlamentare të OSBE: Komisionit të çështjeve politike dhe sigurisë, Komisionit për çështje ekonomike, shkencë, teknologji dhe mjedis jetësor dhe Komisionit për demokraci, të drejtat e njeriut dhe çështje humanitare, seancë e Komitetit të përhershëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, seancë plenare dhe ngjarje tjera shoqëruese.

Nga Kuvendi i RM-së informojnë se në rend dite janë përfshirë çështje lidhur me luftën kundër terrorizimit, ndryshimeve klimatike, emigracionin dhe qasjen në arsim, krizën brenda dhe rreth Ukrainës, konfliktet afatgjata, ndikimi i luftërave ndaj mjedisit jetësor dhe ripërtëritjen e besimit në rajonin e OSBE-së.

Para deputetëve në Sesion Vjetor të AP të OSBE do të mbajnë fjalime: Volfgang Shojble, kryetar i Bundestaugt gjerman, Gorge Cereteli, kryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Olaf Sholc, zëvendëskanclear dhe ministër Federal i Financave të Gjermanisë, Guliemo Piki zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Italisë, përfaqësues i Presidencës italiane me OSBE-në, Tomas Geminger, sekretar i përgjithshëm i OSBE…

Pritet gjatë sesionit të miratohet “Deklarata e Berlinit”, me rekomandime për spektër të gjerë në çështjet në sferën e politikës, ekonomisë, mjedisit jetësor dhe të drejtave të njeriut, dërguar në OSBE dhe vendet pjesëmarrëse.

Asambleja Parlamentare e OSBE-së përbëhet prej 323 parlamentarëve prej 57 vendeve të Evropës, Azisë Qendrore dhe Amerikës Veriore.