Një delegacion japonez i biznesit i shqyrton mundësitë për investime në vend

Një delegacion japonez i biznesit i udhëhequr nga ministri shtetëror i Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë Joshihiro Seki prej nesër e deri më 12 qershor do të qëndrojë për vizitë në vend.

Marketing

Është paraparë delegacioni ta vizitojë Drejtorinë e Zonës Zhvillimore Tekniko Industriale dhe Bunarxhikun 1 dhe 2.

Siç bëri të ditur Qeveria, kryeministri Zoran Zaev do të organizojë pritje dhe darkë për ministrin Seki dhe për delegacionin e biznesit, ndërsa do të realizojë edhe takim dypalësh me ekipin ekonomi qeveritar: zëvendëskryeministrin Koço Angjushev, ministrin e Financave, Dragan Tevdovskin dhe minsitren pa portofol të angazhuar për Investime të Huaja, Zorica Apostollska.

Delegacioni japonez i biznesit nga Angjushevi dhe Apostollska në takimin e punës do të dëgjojë për mundësitë investuese në vendin tonë dhe për politikat për tërheqjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta.

Marketing