Një diplomate në OKB gjendet e vdekur në banesën e saj në New York

Një diplomate në OKB është vetëvrarë në natën e ndërrimit të motmoteve në banesën e saj në Menhetn në Nju Jork.

Marketing

Ajo ishte e dërguar në mision të përhershëm në OKB, ndërsa është gjetur nga policia me litar për rreth qafës dhe pa shenja dhune. Portali MKD.MK raporton se bëhet fjalë për diplomate nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Për rastin shkruan edhe Fox News, ku thuhet se bëhet fjalë për një grua të moshës 38 vjeçare, por pa theksuar se nga cili shtet vjen e ndjera.

Marketing