Një emigrant është futur në pistën e aeroportit në Sarajevë

Një emigrant mëngjesin e sotëm, pa kontroll të sigurisë, është futur në pistën e Aeroportit ndërkombëtar në Sarajevë, duke u nisur drejt aeroplanit të kompanisë ajrore “Austrian” që ka qenë duke u përgatitur për fluturim.

Marketing

Në sulm menjëherë kanë reaguar pjesëtarë të Policisë kufitare të Bosnjë e Hercegovinës, të cilët e kanë arrestuar emigrantin.

Policia kufitare kumtoi se pjesëtarët e saj kanë arrestuar një shtetas të Rusisë, i cili “pa leje për lëvizje dhe mbajtje në zonë restriktive në aeroport është përpjekur të hyjë në aeroplanin për në Vjenë”.

Gjatë incidentit, udhëtarët veçmë kishin hipur në aeroplanin e “Austrian” për fluturim nga Sarajeva për në Vjenë, por pastaj ata janë kthyer në ndërtesën e aeroportit, ndërsa fluturakja është dërguar në kontroll të detajuar.

Piloti i ka njoftuar udhëtarët se fluturimi anulohet për shkak se “personalitete të caktuara i kanë rrethuar barrierat e sigurisë”.

Aeroplani ka fluturuar për në Vjenë me dy orë vonesë.

Marketing