Një emigrant ka humbur jetën, ndërsa 12 emigrantë të tjerë lëndohen rëndë

Një person emigrant nga Bagladeshi ka vdekur, katër emigrantë janë lënduar rëndë, ndërsa tetë të tjerë janë lënduar më lehtë, në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në orën 19,40 në autostradën Demir Kapi-Negotinë mes një makine të tipit “fosfagen fejtin” me targa t. Shkupit, automjet transportues me rimorkio të tipit “skania” me targa të Kavadarit, të drejtuar nga L.D (61) nga Kavadari dhe një makine e tipit “adria matriks” me targa të Serbisë, të drejtuar nga S.Ç. (52) nga Republika e Serbisë.

Marketing

MPB sot bëri të ditur se pas aksidentit shoferi i automjetit “folsfagen fejton”, në të cilin janë transportuar 13 emigrantë, 10 nga Pakistani dhe tre nga Bangladeshi, e ka braktisur vendin e ngjarjes.

“Një person 20 vjeçar nga Bangladeshi ka vdelur, derisa katër emigrantë të tjerë kanë marrë lëndime të rënda dhe janë transferuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa tetë nga emigrantët kanë marrë lëndime trupore dhe u është dhënë ndihmë në spitalin e Kavadarit”, sqarojnë nga MPB-ja.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publik dhe ekipi i Stacionit Policor Negotinë dhe po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit. Me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurit është dërguar për autopsi.

Marketing