Mbretëresha Geraldina, me djalin e saj 13 vjeçar, Princin Lek.
Familja mbretërore është vendosur prej vitit 1946 në Aleksandri, nga ku, këtë vit në muajin Gusht do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara, Princi Leka dhe nëna e tij Mbretëresha Geraldina, më pas do tu bashkohet edhe Mbreti Zog, i cili për shkak të disa impenjimeve në këtë kohë.

Princi Leka, i regjistruar në një shkollë Amerikane, shpreson të bëjë karrierë në futbollin Amerikan.

Mbretëresha Geraldina, e cila flet dhe shkruan në mënyrë të përsosur 6 gjuhë të huaja, është një familjare e devotshme dhe që kujdeset në mënyrë të përsosur për djalin e saj Princin Leka dhe gjithashtu edhe për bashkëshortin, Mbretin Zog.

Mbreti Zog, nga ana e tij, po bën ç’është e mundur për rrëzimin e pushtetit komunist në Shqipëri, me anë të miqve të tij Anglezë dhe Amerikanë.

Në foto shihet, Mbretëresha Geraldina dhe Princi Leka, disa orë përpara nisjes nga Aleksandria për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Info & Foto: Associated Press, Londër 1952.