Një i vdekur, 42 aksidente brenda ditës në Kosovë

Gjatë së dielës në tërë vendin kanë ndodhur 42 aksidente, ku për fat të keq, një person ka humbur jetën.

Marketing

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve që sapo i lamë pas, një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në Prizren

Sipas njoftimit, në tërë vendin kanë ndodhur gjithsej 42 aksidente në trafikun rrugorë, ku një prej tyre ka qenë me fatalitet, 13 me të lënduar ndërkaq 28 aksidente kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë së dielës Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Trafikut Rrugor ka shqiptuar 1 mijë e 24 tiketa për shkelje të ndryshme në trafik.

Marketing