Një i vdekur dhe katër të lënduar në aksidentin fatal në afërsi të Suharekës

Në mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova” ndodh një aksident trafiku me pasoja fatale.
Zëdhenësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Indeksonline tregoi se nga ky aksident 1 persona ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar.

Marketing

“Bazuar ne informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë trafiku me pasoja fatale, te shkaktuar sot rreth orës 10:00 paradite në Autostradën “Ibrahim Rugova” ku je person ka humbur jetën dhe 4 tjerë kane marre lëndime trupore. Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut ne autostrada janë duke u marr me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident tragjik. Pas hetimeve qe janë ne proces do te ju njoftojmë për detaje tjera. Rreth orës 10:30 autostrada drejtimi Duhel-Suhareke është bllokuar për qarkullim.”, u shprehë Hoxha.

Marketing