Kompania mëmë e Mercedes Benz, Daimler, është gjobitur me 870 milionë euro, ose gati 1 miliardë dollarë, pasi prokurorët gjermanë zbuluan se kishin mashtruar me shkarkimin e gazrave ndotës me makinat e tyre C-Class dhe E-Class.

Janë rreth 280 mijë makina C-Class dhe E-Class të cilat ishin pajisur me një program kompjuterik i cili i bënte të dukeshin më të pastra gjatë testimit, njësoj si manovrimi që kishte bërë dhe Volksvagen.

Vetëm katër vite më parë, Volksëagen u akuzua për të njëjtin skandal, që çoi në rikthimin e 700 mijë makinave për modifikim.

Ende nuk dihet e qartë se deri në ç’nivel arrin mashtrimi i Daimler, por hetimi është në vazhdim.

evn