Në konferencën e sotme në kuadër të Projektit për
“Përmirësimin e menaxhimit komunal” u promovuan tridhjetë komunat dhe tetë Qendrat për zhvillim të cilave u janë ndarë grante me vlerë një milion euro.

Mjetet janë destinuar për përgatitjen e planeve të integruara
zhvillimore komunale dhe për realizimin e nga një projekti në secilën komunë.

Me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian prej 2.4
milionë euro dhe mbështetjen e UNDP-së në procesin e implementimit, në kuadër të projektit “Përmirësimi i menaxhimit komunal”, Ministria e vetëqeverisjes lokale punon në krijimin e instrumenteve për monitorimin e funksionalitetit dhe rritjen e kapacitetit zhvillimorë të
komunave dhe shërbimeve lokale më cilësore. Një milion euro, mjete nga Bashkimi Evropian do të destinohen për 30 komuna rurale dhe të vogla dhe për tetë Qendra për zhvillim të rajoneve planore.

Qëllimi është që të mbështeten komunat më pak të zhvilluara përmes përgatitjes së planeve të integruara dhe gjithëpërfshirëse zhvillimore dhe grante për realizimin e nga një projekti prioritar në secilën komunë, tha ministri
për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu.

Kapacitetet në nivel lokal për sigurimin dhe menaxhimin me
mjetet ende janë të kufizuara, veçanërisht në komunat e vogla dhe rurale. Ka dallime të mëdha në standardet e jetesës dhe mundësitë që u ofrohen qytetarëve në zonat urbane dhe rurale. Ballafaqimi me këto sfida është një nga prioritetet kryesore i UNDP-së & quot;, tha Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së Louisa Vinton.

Dyzet për qind të mjeteve të BE-së për shtetin, janë destinuar për komunat. Dialogu patjetër të vazhdojë me qëllim për të kuptuar mirë të gjitha problemet. Nevojitet përfshirje më e madhe e të rinjve sepse ato më lehtë i pranojnë sfidat dhe ne jemi këtu për t'ju ndihmuar, tha Nikola Bertolini, përfaqësues i Delegacionit të Bashkimit Evropian.

Grantet do të implementohen në komunat: Rankovc, Likovë,
Staro Nagoriçane, Tearcë, Bogovinë, Vrapcishtë, Mavrovë dhe
Rostushë, Krushevë, Demir Hisar, Resnjë, Dollnen, Llozovë, Rosoman,Sveti Nikollë, Debërcë, Vevcan, Qendra Zhupë, komuna Qendër, Novo Sellë ,Bosillovë, Bogdanci, Konçe, Studeniçan Zelenikovë, Çuçer Sandevë Zrnovcë, Çeshinë-Obleshevë, Vinicë, Pehçevë dhe Berovë dhe në tetë Qendra për zhvillim rajonal.

Komunat janë përzgjedhur në bazë të kritereve reale, deri më
20.000 banorë, ose komuna me seli në fshat, por edhe në bazë të gatishmërisë së komunës për të marrë përgjegjësi për përgatitjen e planit strategjik, të disponojë me kapacitetet e duhura administrative dhe mbi të gjitha të demonstrojë interes dhe gatishmëri për të punuar drejt objektivave të përcaktuara.