Një mjek nga Shkupi e një nga Shtipi do ju ndihmojnë kolegëve nga Kumanova

Dy mjekë nga Shkupi dhe Shtipi do t’ju vijnë në ndihmë mjekëve në Klinikën për sëmundje infektive në Kumanovë, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce. Kumanova sot ka shënuar 23 persona të infektuar prej të cilëve 11 janë punonjës shëndetësorë. Filipçe tha se është e vështirë të thuhet se punonjësit shëndetësorë në Kumanovë janë infektuar nga pacientja e parë e cila ka ndërruar jetë dhe e cila në testin e parë për Covid 19 kishte rezultuar negativ. Ai shtoi se virusi Covid-19 në Kumanovë ndoshta ka qenë edhe më herët, nga persona asimptomatik.

Marketing
Marketing