Një nga deputetët e Kuvendit të Maqedonisë takoi Putinin në Beograd

Vizita e presidentit rus Vlladimir Putin në Beograd është ndjekur edhe në Shkup, ku ka pasur debate të ndryshme.

Marketing

Por mediat kanë shkruar se me Putinin është takuar edhe një nga deputetët e Kuvendit të Maqedonisë. Bëhet fjalë për Ivan Stoilkoviq, deputet dhe kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni.

Stoilkoviq ka publikuar ftesën për takimin me Putin si dhe fotografi nga Beogradi, duke u ndjerë krenarë për praninë e tij dhe vizitën e presidentit rus.