Një nga më të mirët në histori të futbollit – Ronaldo, i pari në top pesë ligat evropiane që shënon 450 gola

Cristiano Ronaldo po vazhdon të jap më të mirën e tij për fushat e blerta të futbollit.

Marketing

Ylli portugez i Juventus, Cristiano Ronaldo, ka arritur që edhe sonte të shkruajë një pjesë historie në botën e futbollit.

Dy golat e shënuar në ‘Stadio Olimpico’ i lënë atij një vend në statistikat e golave të shënuara në top pesë ligat evropiane.

Ronaldo është lojtari i parë në top pesë ligat evropiane që shënon 450 gola në karrierën e tij.

Këtë rekord ai e regjistroi me një super-gol me kokë.

Marketing