Kryetari i partisë “Maqedonia Unike”, Janko Baçev, i shoqëruar nga zv.kryetari i partisë, Stefan Vllahov-Micov, dhe anëtari i komitetit ekzekutiv, Dragan Ugrinovski, kanë pasur takim me zv.ambasadorin dhe këshilltarin e parë në Ambasadën e Repulikës së Francës, Stanisllas Mrozek.

Ashtu siç informojnë, në takimin me kërkesën e ambasadës franceze, është biseduar për aktualitetin politik, prioritetet strategjike të Maqedonisë Unike dhe proceset reformuese për shtetin.

Më tej, theksojnë se mbijetesa e Maqedonisë dhe prosperiteti i popullit arrihet me bashkim me Rusinë dhe anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik.

Ai potencoi se në raport me integrimet, qeveria e re legale që do të udhëheq “Maqedona Unike” do ta bëj të mundur dhe të qartë qëllimin e popullit maqedonas dhe shumicën e popullit të Republikës së Maqedonisë për bashkim me Rusinë dhe anëtarësim në BEE.