Një parukiere infektoi me koronavirus 91 persona

Një parukiere ka infektuar me koronavirus 91 klientë dhe punonjës në shtetin e Misurit në SHBA.

Marketing

Kjo ndodhi pasi senatori i shtetit vendosi të hapë bizneset më 4 maj.

Ajo u identifikua me koronavirus 8 ditë pas hapjes së biznesit, ndërsa infektimi ndodhi edhe pse punonjësit dhe klientët mbanin maska mbrojtëse.

Autoritetet apeluan për kujdes dhe respektim të masave, teksa ekspertët amerikanë të shëndetit publik shpresojnë që ta kenë ndaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Marketing