Një person është lënduar më rëndë në një fatkeqësi komunikacioni në Shkup

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa gjashtë persona lëndime të lehta trupore në shtatë fatkeqësi komunikacioni nga gjithsej 11 që ndodhën gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në katër fatkeqësi është shkaktuar vetëm dëm material.

Marketing

Dhjetë vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, sipas raportit të SPB Shkup, janë përjashtuar nga komunikacioni, si dhe nëntë vozitës të cilët kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit, dy vozitës para se të pajisen me patent shofer, një vozitës fillestar dhe katër automjete të paregjistruara.

Për parkim jo të rregullt janë dhënë 41 dënime, ndërsa me automjetin e posaçëm janë marrë 39 automjete.

Janë dënuar edhe një vozitës i cili nuk u ka dhënë përparësi kalimtarëve në vendkalim për këmbësorë, një vozitës i cili nuk ka dhënë përparësi automjetit tjetër në zonë të udhëkryqit, një vozitës për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në motoçikletë dhe një vozitës për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Marketing