Një person më rëndë, nëntë më lehtë të lënduar në aksidentet në Shkup

Një shofer i automjetit ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa nëntë persona me lëndime të lehta trupore në shtatë nga gjithsej 14 fatkeqësi aksidenti që kanë ndodhur brenda 24 orëve të kaluara në rrethinën e Qytetit të Shkupit. Në shtatë prej aksidenteve është shkaktuar dëm material.

Marketing

Nga komunikacioni, sipas të dhënave të SPB- Shkup janë përjashtuar 22 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin në ndikimin e alkoolit, 23 shoferë para se të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit dhe tetë automjete të cilat kanë qenë të paregjistruara.

Për parkim jo të rregullt janë shqiptuar 90 gjoba, ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë larguar 86 automjete.

Janë dënuar edhe katër këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë kalimit këmbësorik, pesë të cilët kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit, pesë shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, një shofer i cili nuk u ka dhënë leje kalimi këmbësorëve në vijat e bardha, katër shoferë për rreshtim jo të rregullt, katër shoferë për parakalim të parregullt, dy shoferë të cilët nuk kanë dhënë leje kalimi automjeteve në zonën e udhëkryqit, një shofer për mos posedim të kapelës mbrojtëse me biçikletë dhe motoçikletë, gjashtë shoferë për mos posedim të rripit të sigurisë gjatë drejtimit të automjetit dhe shtatë shoferë për shfrytëzim të telefonit celular gjatë kohës së vozitjes së automjetit.