Një pjesë e Butelit nesër pa ujë

Konsumatorët e rrugëve “Butelska”, “Prizrenska”, “Kole Kaninski”, “Marko Krale” dhe “Galiçnik” në Komunën e Butelit nesër nga ora 9.00 do të mbesin pa ujë për pije.

Marketing

Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen e furnizimit me ujë është sanimi i defektit të diametrit prej 100 milimetrave në udhëkryqin midis rrugëve “Butelska” dhe “Prizrenska” në lagjen “Butel 1”.

Konsumatorët do të kenë ndërprerje të furnizimit e ujë derisa ekipi i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Shkup nuk e sanon defektin.

Marketing