Një pjesë e funksionarëve nuk përfillin Zaevin, nuk do t’i largojnë familjarët e tyre nga vendet e punës

????????????????????????????????????

Një pjesë e funksionarëve që muajve të fundit kanë punësuar familjarët e tyre, kryesisht fëmijët, vëllezërit dhe motrat, nuk kanë ndërmend të largojnë ata nga vendet e punës tashmë ku kanë filluar punë, pas shpërthimit të skandalit për nepotizëm. Një zyrtar i lartë i Qeverisë tha për INA se pavarësisht sugjerimeve kemi informacione se disa funksionarë të lartë nuk kanë ndërmend të largojnë fëmijët e tyre nga vendet e punës ku janë pranuar sidomos në dy ndërmarrjet e fuqishme ELEM  dhe MEPSO.

Marketing

“Kemi informacione se disa nuk largohen, megjithatë do shihet veprimi i institucioneve, sidomos Antikorrupsionit”, tha zyrtari i Qeverisë.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi sot se një pjesë e funksionarëve kanë konfirmuar se të afërmit e tyre do të heqin dorë nga vendet e punës ku janë pranuar. Sipas tij, ata që do të heqin dorë do ta bëjnë këtë duke shprehur qëndrimet e tyre. “Është një shembull i keq edhe pse bëhet fjalë për një numër të vogël, sidomos funksionarët duhet të jenë shembull i mirë se si të sillen qytetarët. Po bëjmë analizë të detajuar”, theksoi Zaev.

18 personat që po hetohen

Komisioni antikorupsion ka hapur procedurë për mënyrën e punësimit të 18 personave, familjarë të funksionarëve në pushtet. Anëtarët e rinj të anti-korupsionit paralajmëruan se ky është vetëm fillimi ndërsa lista e procedurave do të zgjerohet. Procedurë paralajmërojnë edhe për dyshimet që kanë për nepotizëm që nga viti 2015. Kryetarja e antikorupsionit Biljana Ivanovska publikoi emrat e familjarëve të funksionarëve. “Ilio Stojçevski, Viktor Stojçevski, Cvetan Velevski, Besia Xhaferri, Nadica Dellkova, Hidajete Alili, Kristijan Misoski, Fanija Konstadinova, Vlora Bekteshi, Lila Pekevska, Maria Josifofska Borçe Popovski, Meri Popovska, Stojçe Georgiev, Marsida Remçilloviç, Sara Aleksandrova, Cvete Stojanoska, Lubisav Nestorovski”, theksoi Biljana Ivanovska, Kryetare e KPPK.

Në mesin e emrave të përmendur janë vajza e kryeparlamentarit Talat Xhaferit, djalit dhe vëllait i deputetes së LSDM-së Mira Stojçevska dhe avancimi i bashkëshortit të saj. Gjyshi dhe gjyshja e sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së Aleksandar Kiracovski, motra e ministrit të kulturës Asaf Ademi, motra e ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, djali i deputetit të shumicës parlamentare, Goran Misovski, vajza e deputetes Emilija Aleksandrova dhe bashkëshortja e Zekir Ramçilloviq, që janë nga opozita por në Kuvend votuan për ndryshimet kushtetuese. Anëtarët e anti-korrupsionit, në seancën e sotme, vendosën që mos të interpretojnë nenet dhe ligjeve për punësim në prag të zgjedhjeve presidenciale. Kjo, sipas anëtarit Goran Tërpenovski është obligim i vetë Institucioneve. (INA)

Marketing