Një pjesë e mjediseve urbane në Shkup nesër do të jenë pa energji elektrike

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, më 18 qershor (e enjte), një pjesë e fshatrave përreth Shkupit dhe një pjesë e rrugëve në komunat urbane të qytetit do të jenë pa energji elektrike, njoftojnë nga EVN.

Marketing

Ekipet e EVN në Komunën e Karposhit nesër, për shkak të një intervenimi teknik, do të ndërpresin energjinë elektrike në rrugën Partizanski Odredi, nr 149, ndërtesa nr. 4. Nga atje ata informojnë se ndërhyrja teknike do të zgjasë dy orë, pra nga ora 12.00 deri në orën 14.00.

Nga ora 09.00 deri në 11.00, përdoruesit e rr. Preseka nga nr. 1 deri në nr. 45, rr. Vladimir Kavaev nga nr. 1 deri në nr. 49, rr. Izvor, rr. Babuna, rr. Slivovska, rr. Klepa, janë pjesët e tjera të Komunës së Karposhit, ku EVN do të ndërhyjë nesër.

Në të njëjtën kohë, ekipet e EVN do të kryejnë një ndërhyrje teknike në komunat rurale të Qytetit të Shkupit, siç janë Komuna e Petrovecit, Zelenikovës dhe Komuna e Studeniçanit.

Nga ora 09.00 deri në orën 15.00, përdoruesit e një pjesë të fshatit Konjare e Poshtme (konsumatorët para dhe pas urës në lumin Pçinja) në Komunën e Petrovecit. Nga 08.15 deri në 15.30, përdoruesit nga e gjithë komuna e Zelenikovës, fshatrat Gradovc, Gumalevë, Tisovicë, Dobrinë, Dejkovec, Novosellë, Pakoshevë dhe Stacioni Zelenikovë dhe rrethina, në Komunën e Zelenikovës. Dhe nga ora 09.00 – 14.00, përdoruesit nga fshati Varvarë (komuna e Studeniçanit), njoftojnë nga EVN.

Marketing