Një pjesë e qytetarëve të Maqedonisë do ta presin Vitin e Ri në vendet ekzotike!

Edhe pse Maqedonia është një nga vendet më të varfra në rajon dhe më gjerë në qoftë se i krahasoni pagat, megjithatë shumë persona kanë paguar në agjencitë e udhëtimit për festimin e Vitit të Ri në destinacione ekzotike dhe të shtrenjta, njofton “Zhurnal”.

Marketing

Edhe pse ne jemi në fillim të dhjetorit, qytetarët tashmë kanë paguar shumë para për ta pritur Vitin e Ri në Bali, Lapland, Amerikë, Jordan dhe vende të tjera.

“Ne kemi pagesa për Dubai, dhe kushton 700 euro për person, në varësi të hotelit. Ka interes për në Jordan, Lisbonë dhe Lapland. Për një pritje në Lapland, shuma është 1,700 euro për person. Për të realizuar një grup, nevojitet 15 veta, por sigurisht që ka edhe më shumë persona për këta destinacione”, theksojnë nga një agjenci turistike në Manastir.

Për destinacione më të largëta, marrëveshjet zgjasin për 7 ditë.

“Ka shumë interes për në Portugali dhe Bali. Për në Bali pakoja e udhëtimit është rreth 2.000 euro për person. Ka njerëz që mund të përballojnë të udhëtojnë në destinacione të shtrenjta, dhe nga viti në vit numri po rritet “, thonëë nga agjencia e udhëtimit.

Sipas një agjencie udhëtimi në Prilep, interesi më i madh në këtë kompnai është për në Nju Jork dhe çmimi është 2.700 euro për person.

Disa nga qytetarët e Koçanit do të largohen për Vitin e Ri në Bali dhe Egjipt.

“Për Vitin e Ri ka një interes të madh për në Dubai, shtatë netë, tetë ditë kushton 969 euro për person. Ka edhe interes për në Milano, Vjenë, Pragë, Budapest”, theksojnë nga agjencia e udhëtimi “Merion Travel” nga Kumanova.

Megjithatë, për shumicën e qytetarëve, udhëtimi në destinacione të largëta është i pamundur, sepse ata jetojnë me të ardhura të ulëta.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në vitin 2017, shkalla e varfërisë në Republikën e Maqedonisë ishte 22.2%.

Analizuar nga lloji i familjes, shkalla e varfërisë së familjeve të përbëra nga dy të rritur dhe dy fëmijë, në vitin 2017 është 20%. Sipas statusit më të shpeshtë të aktivitetit ekonomik, shkalla e personave të varfër që janë të punësuar është 9%, ndërsa shkalla e pensionistëve të varfër është 7.7%.

Marketing