Një plis si dhuratë për Bill Clinton

Gjatë “Ecjes për liri” në Prishtinë  që përfundoi me përurimin e bustit të ish-sekretares amerikane të shtetit Madeleine Albright, ish-presidenti Bill Clinton ka marrë një dhuratë të veçantë.

Marketing

Një i moshuar tentoi që t’ia vendosë në kokë plisin ish-presidentit amerikan.

Clinton e ka pranuar me kënaqësi dhuratën e të moshuarit duke e marrë me vete plisin.

Ndryshe, Bill Clinton gëzon dashurinë dhe respektin e madh të popullit të Kosovës për shkak të vendimit të bombardimit të caqeve serbe për të ndaluar gjenocidin serb.

Marketing