Një princ i rremë ka dekoruar kryeministrin Zaev

Kryeministri Zoran Zaev dy ditë më parë e ka pranuar princin e rremë të Malit të Zi, Stefan Çernetiq. Përveç takimit zyrtar, Çerneteqi i ka dhuruar dekoratë, ndërsa fotografi nga dekorata, Çernetiqi i publikoi në profilin e tij në FB ku shpjegon se ka qenë i pritur zyrtarisht nga kryeministri.

Marketing

Vitin e kaluar, Çernetiqi u arrestua në Itali së bashku me një person tjetër, sepse vetvetes i kanë dhënë tituj të rremë dhe kanë organizuar gala prani ku kanë ndarë mirënjohje.

Ndryshe, Mali i Zi që në vitin 2016 e ka informuar Italinë se Çernetiqi rrejshëm prezantohet si princ i Malit të Zi dhe Maqedonisë. Nga Qeveria tani për tani nuk e konfirmojnë informacionin. Shkurt u përgjigjën se janë duke kontrolluar nëse ka pasur një takim të tillë.