Një selam Pendarovskit, a u bëre president pa BDI-në në 2014-tën?

Një selam Pendarovskit, a u bëre president pa BDI-në në 2014-tën?
Një selam Pendarovskit, a u bëre president pa BDI-në në 2014-tën?
Ndryshimi i fundit 15:49 1 Gusht, 2020
Do të duhej që Siljanovska sot të fliste si Presidente e shtetit ndërsa Stevo Pendarovski të kishte perënduar politikisht .Në fakt me deklaratat e fundit duket se ai e meriton këtë, po shfaq anën tjetër të errët shkruan TetovaSot .

Marketing

Por ky i fundit pra Stevo , një mos mirënjohës i thellë që shkon deri në pikat më ekstreme ka problem me harresën dhe nuk di më ti dallojë kush e ndihmoi dhe kush ishte kundër tij .Ai në fakt e di të vërtetën por mundohet të kthehet tek gjeneza e paraardhësve të tij bukë shkelë , që kalon lumenjtë dhe pastaj nuk i duhen më anijet.Stevo harrestari me vetëdije tani nuk do ta pranojë se kush ishte faktori që e vendosi atë në krye të shtetit .Mbase një ditë do thotë se u bë vetë.Ai në fakt e di se ishte BDI celësi i fitores së tij pas dështimeve të mëhershme ,por tani e kthen me një monedhë tjetër.

Pendarovski ashtu si Zaev janë këtu ku janë për shkak të BDI-së sepse dy herë partia shqiptare bëri veprime të përkryera .E para sepse nuk u rreshtua në anën e gabuar të përkrahte VMRO-në , Ivanovin e tmerrshëm dhe Siljanovsken dhe e dyta po BDI kishte mundësinë të rreshtohej ose abstenonte dhe sot Siljanovska fituese e rrethit të parë të ishte në fronin e vendit.

Të gjitha regjimet i ka pastruar BDI sepse faktet flasin.Ajo është akoma fituese ndërsa të tjerët kanë ikur nga politika për shkak të forcës shqiptare që ka BDI.

Deklaratat e Pendarovskit për cështjen e koalicioneve janë mosmirënjohje për ata që e bënë President.Të gjithë tjerët i kishte kundër .Pendarovski harron se po të ishte për partitë tjera shqiptare , ai sot do kishte mbaruar politikisht.

Në fakt në tentimin e parë Stevo Pendarovski e pa forcën e tij.Ai deshti edhe më 2014-tën të bëhej President por e pa sa mund të vijë në këtë funksion të lartë pa partinë e Ali Ahmetit.Ai humbi keq herën e parë dhe në tentimin e dytë ai lutej si një fëmijë për ta mposhtur Ivanovin e tmerrshëm .
Sot Stevo do që të bëhet palë me ata që dolën kundër tij me përkrahjen e kinse një kandidati të pavarur shqiptar që sot as emrin nuk ia përmendin .

BDI nuk ka nevojë për Stevon, por ky i fundit gjithësesi se një ditë do ketë nevojë për një mandat të dytë dhe gjërat rrotullohen.Atë kohë Stevo do ta sheh saktë se a mund të ketë Qeveri pa BDI-në ose jo.

Stevo nëse nuk do ti ngjajë Ivanovit duhet ta kuptojë qartë se cfarë do të thotë për një shtet stabil që aspiron BE-në të shkilet verdikti i popullit .

Marketing