Një shkupjan duke gjuajtur “raketa” nga tarraca, e ka djegur banesën dhe ka rënë pa ndjenja

Njësiti Territorial i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit njoftojnë se mbrëmë një person është lënduar dhe ka shkaktuar zjarr në banesën e tij gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike – raketa, njofton Portalb.mk.

Marketing

“Në orën 23:00, pas paraqitjes për zjarr në rrugën Krste Misirkov, mbrapa “26 Korrikut Bit Pazar”, në tarracë, gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike – raketa, ka shkaktuar zjarr në të cilin është shpëtuar pronari i cili ishte pa ndjenja. Menjëherë është ftuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë, e cila e ka dërguar të lënduarin në spital”, thonë Zjarrfikësit.

Ndryshe, Njësiti Territorial i Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit gjatë mbrëmjes së natës së Vitit të Ri kanë pasur 8 intervenime, të cilat kanë mbaruar me sukses.

Ata thonë se ekipet e tyre kujdestare kanë intervenuar në fikjen e zjarrit në një dyqan, tarracë, hangar….

Është shkaktuar dëm material, ndërkaq vetëm në rastin e lartpërmendur ka person të lënduar.

Marketing