Automjeti “audi A4”, celulari dhe dokumentet i janë grabitur një shkupjani i cili mbrëmë është sulmuar nga tre persona të panjohur në rrugën “Arhiepiskop Dositej” në Shkup.

Shkupjani 24 vjeçar R.N. mbrëmë rreth orës 02:40 në Sektorin e Punëve të Brendshme ka paraqitur se tre persona të panjohur e kanë grabitur me kërcënim me pistoletë.

Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.