ipas policisë, incidenti ka ndodhur dje në ora 15.25. Në Njësinë për informacione dhe komandë në Shkup, D.V. ka lajmëruar se në parkingun para liqenit Treska një veturë e panjohur e ka goditur një fëmijë gjashtë vjeçar nga Shkupi dhe ka ikur.

Me veturë tjetër fëmija është dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Nga mjekët janë konstatuar lëndime të rënda në trup.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.