Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një restorant në Jacksonville të Floridës, raportohet se kanë humbur jetën katër persona dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Shqiptari Drini Gjoka, ka shkruar në llogarinë e tij të Twitter-it ku ka bërë të ditur se kishte qenë prezent. në vendin e ngjarjes dhe se ishte qëlluar në gisht, shkruan Euronews.

“Dita më e keqe e jetës sime. Unë kurrë nuk do nënvlerësoj asnjë gjë më. Jeta mund të shkëputet në një second të vetëm” ka shkruar Gjoka në Twitter.

Në disa filmime të mediave lokale mund të vëreheshin automjetet e ambulancave, zjarrfikësve dhe policëve duke u mundur që të depërtojnë nëpër rrugët e bllokuara në qendër të qytetit.