Një shqiptare nga Kumanova pjesë e serialit të njohur turk që po thyen rekorde në Turqi

Seriali më i ri turk, ‘Hercai’ ka thyer rekorde shikueshmërie që nga shfaqja e episodit të parë.

Marketing

Ky serial ka nisur transmetimin në ekranin e televizionit turk ATV që po thyen rekorde shikueshmerie gjithandej duke qëndruar në vend të parë si seriali më i ndjekur i momentit në Turqi dhe në disa vende të tjera të Evropës.

Një serial prodhim i produksionit ‘Mia’ në bashkëpunim me ‘ATV’, për momentin gjendet në episodin e 6 sipas ekranit turk ndërsa ende nuk është shfaqur në ndonjë kanal shqiptar.
‘Hercai’ shfaqet çdo të premte, ndërsa vetëm episodi i parë ka kaluar shifrën e 16 milionë shikimeve në kanalin e serialit në YouTube.

Por, pjesë e këtij seriali është edhe një shqiptare e cila , nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut që ka studiuar në Universitetin turk të artit ‘Mimar Sinan’ në Stamboll të Turqisë, e cila është njëra nga regjisoret e këtij seriali.

Benal Tairi është regjisore shqiptare nga Kumanova, shumë anëtarë të familjes së saj jetojnë ende në Kumanovë, ndërsa edhe ajo vjen kohë pas kohe në vendlindje, ajo poashtu ka qenë edhe regjisore e serialit ‘Siyah Inci’ (Perla e zezë), Hayat Sarkisi (Kënga e jetës).

Në rolet kryesore në këtë serial luajnë Akin Akinozu dhe Ebru Sahin, dy aktorë të njohur në Turqi.

Marketing