Një shtetas i SHBA-së është lënduar gjatë skijimit në Pelister

Një shtetas i SHBA-së dje ka marrë lëndime të rënda trupore nga rrëzimi gjatë skijimt në një turnir që është mbajtur në qendrën për ski në Kopaniki-Pelister kur ka marrë pjesë, informojnë nga MPB-ka.

Marketing

Në orën 14: 00, dje në Qendrën për informim dhe komandë Manastir, nga ana e Ndihmës së shpejtë – Manastir – është paraqitur se nga ana e tyre në Spitalin klinik – Manastir është transferuar D.C (37), shtetas i SHBA-së, i cili është lënduar gjatë skijimit.

Te D.C është konstatuar lëndim i rëndë trupor, që e ka marrë gjatë pjesëmarrjes në turnirin për ski i cili mbahet në ski qendrën Kopanik – Pelister, thuhet në kumtesë.