Një shtetas shqiptar humb jetën, mbi të ka rënë një pemë

Në polici dje është denoncuar se B.H.(36) nga Shqipëria ka humbur jetën pasi mbi të ka rënë një pemë në hyrje të fshatit Frangovë të Strugës.

Marketing

B.H. në momentin e fatkeqësisë ka qenë duke mbledhur dru në vendin e quajtur “Gropa” në hyrje të Frangovës. Nga goditja ai është lënduar në pjesën e kokës, pastaj shokët e tij e dërguan në fshatin Mali Vllaj, ku ekipi mjekësor ka bërë përpjekje për rianimim, por nuk ka dhënë shenja jete. Më vonë në Qendrën mjekësore Strugë është konstatuar vdekja.

Pas urdhrit të Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dorëzuar për autops

Marketing