Një taksist nga Kavadari ka sulmuar një koleg të tij nga Negotina, negotinasi ka marrë lëndime

Një taksist nga Kavadari ka sulmuar një kolegë të tij nga Negotina. Negotinasi ka marrë lëndime. Këtë informacion për MEDIAL-n e konfirmoi Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles.

“Në rrugën ‘Marshall Tito’ në Negotinë është prishur rendi dhe qetësia me sulm fizik nga ana e një 53-vjeçari nga Kavdari. Ai ka drejtuar një taksi Kavadari dhe ka sulmuar një taksist tjetër 60 vjeçar nga Negotina, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore dhe menjëherë është nisur në drejtim të panjohur”, kumtoi Dodevski. Kërkohet taksisti sulmues.

evn