Një tërmet 6 ballësh godet Panamanë

Një tërmet me fuqi prej 6 ballësh sipas shkallës së Rihterit ka goditur shtetin e Amerikës Qendrore, Panama, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti është regjistruar në zonën 31 kilometra në juglindje të qytezës Punta de Burica.

Tërmeti ka ndodhur në thellësi prej 10 kilometrash.

Marketing

Deri më tani nuk ka informacione për viktima eventuale apo të lënduar.



. .

Marketing