Një tërmet i fuqishëm godet Alaskën

Një tërmet i fuqishëm prej 5,0 magnitudë ka goditur mëngjesin e sotëm Alaskën.

Marketing

Qendra e Tërmeteve në Alaska raporton se një tërmet me madhësi 5,0 magnitudë goditi Alaskën Jugore. Tërmeti u ndje nga njerëzit edhe në kryeqytet, Juneau

Qendra thotë se tërmeti u dëgjua në ora 8:32 të mëngjesit, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net

Disa banorë të Junaut raportuan në rrjetet sociale për tërmetin. Një person ka postuar në Twitter: “Junau sapo u godit nga një tërmet … Unë në fakt e ndjeva atë. Shtrati im ishte duke lëvizur”.

Ndërkohë, nuk raportohet për dëme të konsiderueshme.

Tërmeti i fundit më i madhi që goditi Alaska ndodhi në 30 nëntor, kur një tërmet me madhësi 7.1 magnitudë goditi Anchorage.

Marketing