Tërmeti i magnitudës 7 bëri që të tërhiqen turistët nga ishujt Bali dhe Lobok të Indonezisë, gjë që shtyri autoritetet të paralajmërojnë qytetarët për një cunami të mundshëm.

Tërmeti i cili goditi në një thellësi prej 15 kilometrave në brigjet veriore të Lombokut, ndodhi një javë pas një dridhje të magnitudës 6.4 i cili mori jetën e 14 personave.
Tërmeti u ndje për disa sekonda në Bali dhe bëri njerëzit që të ikin nga shtëpitë e tyre. Sipas raportimeve nuk ka pasur viktima të menjëhershme.

Rajoni është goditur shpesh nga tërmetet, mirëpo shumica e tyre nuk ishin shkatërruese.
Regjistri më shkatërrues ndodhi në vitin 2004 pasi një tërmet i magnitudës 9.3 shkaktoi një cunami në Indonezinë perëndimore, që la të vdekur 222,000 njerëz.