Pas tërmetit shkatërrues të shtatorit 2017, arkeologët përdorën radarët për të skanuar piramidën Teopanzolko të shekullit XIII-të në jug të kryeqytetit Meksiko Siti, kushtuar perëndisë azteke të shiut, Tlalok, për dëmtime të mundshme.

Gjatë këtij procesi, ata gjetën gjurmë të një tempulli edhe më të vjetër brenda tij, që mendohej se datonte në vitin 1150 Pas Krishtit.

Më vonë, një ekip tjetër shkencëtarësh, konfirmoi ekzistencën e një tuneli të fshehur nën Piramidën e Hënës në qytetin e lashtë Teotihuakan, për të cilin ata mendojnë se ndërtuesit mund ta kenë menduar si një kalim simbolik për në botën e nëndheshme.