Një tjetër largim nga Partia Demokratike, vjen njoftimi i papritur nga anëtari i FRPD-së

Një tjetër largim është njoftuar nga strukturat e PD-së vetëm pak orë para mbledhës së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të partisë.

Anëtari i FRPD, Ares Ypi përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuat largimin e tij nga strukturat e FRPD dhe PD.

“Të dashur miq, dashamirës, bashkëpunëtorë dhe demokratë. Duke filluar nga sot nuk do të jem më pjesë e strukturave të PD dhe FRPD.

Marketing

Nuk ishte një vendim i lehtë pasi jam lindur e rritur nën frymën e Partisë Demokratike, por pas kaq vitesh kontribut edhe përkrahje unë nuk e gjej më veten te kjo force politike, përpos këtij fakti me këtë gjest unë mbaj përgjegjësitë e mia si anëtarë i kryesisë së FRPD për humbjen e PD në zgjedhje.

Ka ardhur koha edhe për mua si i ri, që të shoh angazhimet e mia personale. Miqve të mi në atë parti i ruoj çdo të mirë e çdo sukses pasi e vetmja pasuri që kam përfituar nga PD është njohja me miq të mrekullueshëm. Gjithmonë në zemrën time”, shkruan Ares Ypi.

Image

Marketing