Një vullkan i rrezikshëm kërcënon Evropën

Vullkanologët kanë paralajmëruar se një vullkan i rrezikshëm po “zgjohet” dhe mund të shpërthej nga momenti në moment. Ai quhet vullkani Katla dhe ndodhet në Islandë. Studiuesit e zonës thonë e ai po shfaq shenja të dukshme që tregojnë se mund të shpërthej.

Marketing

Ekspertë nga Islanda dhe Britania kanë treguar se vullkani Katla po çliron shumë dioksid karboni, gjë që tregon se dhomat e magmës po mbushen me shpejtësi të madhe.

Ata gjithashtu kanë treguar historinë e këtij vullkani, ku duket se ai ka shpërthyer një herë në 50 vite, por nga hera e fundit janë bërë një shekull që nuk ka shpërthyer, ky është një tjetër tregues se ai mund të jetë gati për të dalë në sipërfaqe.

Marketing