Njëmbëdhjetë aksidente dje kanë ndodhur në Shkup

Një shofer i modepit është lënduar rëndë, ndërsa shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta në shtatë nga 11 aksidente të regjistruara gjatë natës së kaluar në rajonin e SPB Shkup.

Marketing

Nga policia informojnë se janë sanksionuar 65 shofer për vozitje të shpejt, ndërsa janë shkyçur nga komunikacioni 19, para se të fitojnë të drejtën e vozitjes dhe shoferë fillestarë. Nga komunikacioni janë shkyçur edhe 20 automobila të paregjistruar dhe 10 automjete me defekte teknike.

Janë shqiptuar 87 masa për parkim jo të rregullt, ndërsa “karrotreci” ka larguar 66 automjete. Për mospërdorim të helmetës mbrojtëse janë ndëshkuar pesë shoferë me motor, moped dhe motoçikletë.

Janë ndërmarrë masa ndaj këmbësorëve dhe shoferëve për kalim të rrugës jashtë kalimit të këmbësorëve dhe në dritë të kuqe, gjegjësisht për lëvizje në udhëkryq në dritë të kuqe, mosdhënie përparësi kalimi, rreshtim jo të rregullt dhe arritje.

Marketing