Njëmbëdhjetë të lënduar në disa aksidente në Shkup

Njëmbëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta në pesë nga gjithsej nëntë aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në Katër aksidente është shkaktuar dëm material.

Marketing

SPB-Shkup ka informuar se nga trafiku janë përjashtuar gjatë shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 23 shoferë para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit, dy fillestarë dhe 27 automjete të paregjistruara.

Policia ka gjobitur edhe 26 shoferë të cilët kanë biseduar në celular, 15 shoferë për shkak të mosmbajtjes rripit të sigurisë dhe pesë shoferë të motorit, mopedit apo motoçikletës për shkak të mosmbajtjes së kaskës mbrojtëse.

Janë ndërmarrë masa edhe kundër tre shoferëve të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe, tre shoferë të cilët nuk kanë dhënë përparësi për kalimin e këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, tre shoferë për rreshtim të parregullt dhe dy shoferë për parakalim të parregullt. Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë të cilët kanë bërë kundërvajtje.

Për parkim të parregullt janë lëshuar 121 masa, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 70 automjete.

Marketing