Njerëzit e ASH-së në odat e Alternativës, apo e braktisin Selën?

Zgjedhjet e 12 prillit po afrohen dhe njerëzit e interesit nuk e din se cilës vagonë politike ti bashkohen për të përfituar nesër nëse partia e tij fiton zgjedhjet. Siç qarkullojnë disa fotografi në rrjetet sociale, shihen njerëzit e ASH-së në odat e Alternativës, nuk dihet nëse simpatizuesit e Selës braktisin ASH-në apo ka filluar bashkëpunimi edhe në nivele më të ulëta të këtyre dy partive politike njëra opozitare e tjetra pozitare.

Marketing

Sela vazhdon të thërras në bashkim të partive politike kundër BDI-së, madje i tha Kasamit që të bisedojë edhe me Thaçin vetëm e vetëm ta mundin BDI-në. Gjithçka ka mbetur thirrje televizive deri tani, por siç mësohet jozyrtarisht Sela do të bashkëpunojë vetëm me Alternativën e Gashit, parti e cila është në qeverisje me BDI-në.

Nga Lëvizja BESA paralajmëruan një takim me PDSH-në e Thaçit, për të biseduar për një koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 12 prillit, deri tani vetëm BDI ka thënë se do të garojë e vetme në zgjedhje.

Ndryshe 12 prilli për shumë lider dhe parti politike shqiptare shqiptare do të jetë fundi.TS

Marketing