Njëri mbrojti sulmet e Erdoganit e tjetri kurdët – kapen keq dy artistët e Kosovës

Muzikanti Genc Salihu është përfshirë në një debat në Facebook me Petrit Çarkagjiun e grupit Jericho rreth presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Tash e më shumë se një javë, Erdogan ka nisur sulmet përmbi kurdët që jetojnë në Siri duke shkaktuar vrasjen e shumë civilëve dhe largimin e mijëra të tjerëve nga shtëpitë e tyre. Po ashtu, mediet ndërkombëtare kanë raportuar për vrasje të fëmijëve dhe përdhunimin e një politikaneje kurde e cila më vonë u vra nga turqit.

Por Çarkaxhiu, i cili jeton në Stamboll, ka mbrojtur sulmet e presidentit turk mbi vendbanimet kurde. Në një postim të tijin të cilin tani e ka fshirë, anëtari i Jerichos ka mbrojtur Erdoganin derisa ka pasur një kundërshtim të ashpër nga Salihu i cili i ka kujtuar të parit se edhe ne shqiptarët kemi qenë në pozita të njëjta në histori sikurse kurdët. Po ashtu, Salihu i ka përmendur atij masakrat dhe largimet e civilëve.

“Mos mujshit me dal me pa dynjen, t’pakten lexoni najhere se s’ju bon zarar. Po edhe kur të lexoni e doni me kriju opinion merrni të paktën 4-5 burime të ndryshme kontradiktore me njona tjetren, qofte ajo libër, artikull apo shkrim akademik”, ka shkruar vokalisti i grupit Jericho.

“Një popull nuk mund ta kuptoni pa ia ni erën e drrasave në shpajz… po nëse smundeni me ardhë deri qaty, atëherë të paktën lexoja poezitë, ngoja muzikën, kqyrja vallen, shijoja humorin, ndigjoja me vemendje muzikalitetin e gjuhes, bashkendje me vajtimin e tyre, lexoja historinë, lexoja shumë shumë historinë, medito në lidhje me bseimin e tyre dhe mënyrën e tyre të besimit”

“Kontekstet politike në vende të ndryshme të botës ndryshe nuk kuptohen! Edhe po… janë të rëndësishme sepse gjithçka në këtë botë është e ndërlidhun edhe e ka zingjirin e vet të reagimit, qashtu qysh fabruika e naj mega korporate në Kore ka ndikim në të ftoftin e pinguinave në pol të jugut. Kështu që pak ma kadal se qashtu qysh fast food-i ta prish lukthin e tbon kaps aty posht, qashtu edhe fast food lajmet ta prishin trurin e tbojn kaps ntru”, shkroi ai në profiling e tij në Facebook duke aluduar se lajmet ndërkombëtare janë të rreme dhe se Erdogan ka të drejtë që të sulmojë kurdët në Siri.

Pas përfundimit të këtij debate, Çarkaxhiu, ka fshirë postimin e tij. Mirëpo Salihu nuk e ka lënë pa i kujtuar edhe një herë atij se po e mbron njërin prej autokratëve më të mëdhenj të kohës sonë.

“Nji shok i jemi, i joni, artist, ‘artist’, pra Petriti aka Rrusta i ‘Jericho’, me nji status ne FB, kish dale me e mbrojte masakren e Erdoganit ndaj kurdeve”, ka shkruar Salihu në profilin e tij në Facebook.

Salihu, i cili është nipi i politikanit shqiptar, Mahmut Bakalli, thotë se Carkaxhiu ia shau gjyshin pas debatit për kurdët e Erdoganin.

“Mbasi i thashe qe po tingellon si RTS-ja e Milloshevicit, ma shau gjyshin. Dikur i kish fshi krejt komentet e mia e te vetat”

Tutje ai ka shkuar edhe më larg. Ai i ka thënë kitaristit të Jerichos “fashist”, dhe i ka kujtuar atij se përkundër që është besimtar mysliman kjo nuk e arsyeton faktin se ai po përkrah Erodganin.

“Nji porosi per to: edhe 100 here ne dite me u fale, e jo vec 5 – kur je fashist, je fashist!”, i ka thënë Salihu.

Ndryshe, Jericho është një rockgrup shumë i famshëm në Kosovë që në muzikën e tyre shfaq shtypjen e njerëzve të ulët dhe përfitimin e politikanëve në Kosovë.

evn