Njëri u martua, tjetri nuk gjeti fatin e jetës – Kjo është jeta reale e “Mehmet Kosovës” dhe “Nerminit”

Personazhet e serialit turk më të shikuar në Kosovë, Mehmet Kosova dhe Nermin, shumë vjet pasi është xhiruar ky serial kanë vazhduar jetën dhe karrierën e tyre.

Marketing

Aktori turk, Kenan İmirzalıoğlu, ka vazhduar karrierën e tij të suksesshme në fushën e artit. Pas serialit, ku luante turkun me origjinë nga Kosova që ishte dashuruar marrëzisht në “Nerminin”, ai ka luajtur edhe shumë seriale të tjera.

Është përfolur për lidhje të shumtë. ddërsa ai është martuar me aktoren Sinem Kobal në vitin 2016, shkruan Express.

Ish Miss Turqia dhe aktorja Selin Demiratar pavarësisht lidhjeve të shumta që kishte me meshkujt më të famshëm turq, nuk u martua asnjëherë.

Ajo ka veshur një vello dhe është bërë nuse për të pozuar duke iu dhënë publikut imazhin se si duket ajo e tillë.

Ndryshe aktorja e famshme që cilësohet prej femrave më të bukura turke, kishte shumë afera dashurie por që asnjëra nuk përfundoi me martesë.