Njeriu fluturues’ kalon me Flyboard English Channel(Video)

Pas një tentative të dështuar në 25 korrik, 40-vjeçari nga Marseja, Frank Zapata, ish kampioni botëror i jet ski, ka arritur të kalojë me fluturim English Channel, me Flyboardin e tij.

Marketing

Zapata është ngjitur në fluturim të dielën në mëngjes nga plazhi i Sangatte, pranë Calais dhe është ulur pas 20 minutash në bregun e St Margaret’s në Cliffes, në Dover.

E pajisur me 5 turbina të vogla, Flyboard mund të arrijë shpejtësinë deri 190km/orë.

Kalimi i English Channel është bërë i mundur në 23 minuta, pas një ndalese të shkurtër në gjysmë të rrugës, mbi një barkë, për t’u furnizuar me karburant.
https://www.dailymail.co.uk/video/index.html?ico=embedded

Marketing