Njihuni me dronin “spiun” të NATO-s! Qëndron 30 orë në ajër në një lartësi deri në 18 km

Global Hawks është droni i ri spiun i NATO-s, me të cilin aleanca do të mund të bëjë kërkime të ndryshme nga lartësia.

Marketing

Droni mund të qëndrojë në ajër për 30 orë, arrin lartësi deri në 18 kilometra dhe ka aftësinë të vëzhgojë një territor me madhësinë e Polonisë. Pritet që ai t`i japë një ndihmesë të vyer njësive në terren dhe të identifikojë në kohë kërcënime të mundshme. Baza e këtij avioni pa pilot është në Sicili.

Me të, mund të përshkohet gjysma e botës, pasi për 30 orë fluturon pa qenë nevoja të furnizohet me karburant. Përmes radarëve dhe sensorëve të avancuar, droni mbledh imazhe të ndryshme të cilat i dërgon pastaj në bazat e njësive të specializuara, që i verifikojnë më tej me imtësi për ndonjë rrezik të mundshëm. Sipas sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, falë dronit të ri do të realizohen kërkime shumë më të shpejta. Ai tha se po të kishte ekzistuar ky dron në vitin 2014, aneksimi i Krimesë nga ushtria ruse, me shumë gjasë, nuk do të kishte ndodhur.

Marketing