Njihuni me këngëtarët më të pasur të vitit 2021

Në këtë artikull do të njiheni me personazhet, këngëtarët me famë botërore, të cilët paguhen më shumë për talentin që kanë por edhe për famën e tyre dhe pëlqyeshmërinë nga publiku.

Marketing

10: Në pozicionin e fundit për çudinë e të gjithëve renditet këngëtarja Madonna. Për shkak se nuk është më e pranishme aq shumë sa më parë me krijimet e saj ajo ndodhet në pozicionin e dhjetë por prap tek më të pasurit. Pasuria e saj 590 milionë dollarë.

9: Në vendin e nëntë qëndron këngëtari Julio Iglesias. Thuhet se muzika ka qënë gjithnjë dashuria e tij më e madhe. Për këtë arsye ai i është përkushtuar asaj deri në moshën 50 vjeçare dhe ka përformuar më shumë se 5000 herë. Pasuria e tij 600 milionë dollarë..

8: Solisti i grupi U2,Bono. Edhe pse ky grup u bë kohë pa patur një këngë të re pasuria e tij është 700 milionë dollarë.

7: Në pozicionin e shtatë qëndron këngëtari Dr. Dre
me një pasuri 800 milionë dollar. Ai nuk është vetëm një këngëtar por dhe personi që ka bërë të njohur Snoop Dogg-un, Eminem-in, 50 Cent dhe Kendrick Lamar..

6: Celine Dion, këngëtarja e cila kohët e fundit u bë de kryefjala e mediave për fizikun e saj tejet ndryshe dhe shumë elegant, aq sa mori një konotacion negative. Ajo është këngëtarja Kanadeze më e njohur e të gjitha kohërave dhe pasuria e saj është 800 milionë dollarë.

5: Sean Puffy Combs ose i njohur shkurt P.Diddy. Pasuria e tij 820 milionë dollar jo vetëm prej këngëve por edhe bizneseve të tjera që ka.

4: Herb Alpert pasuria e tij është 880 milionë dollarë. 5 nga albumet e tij arritën numrin 1 në top lista, duke fituar 9 Grammy dhe në vitin 2013 mori Medaljen Kombëtare të Arteve nga Presidenti Obama.

3:Jay Z, patjetër që do të ishte në 3 vendet e para. Pasuria e tij 1 miliardë dollarë. Ai menaxhon shumë artistë të njohur dhe gjithashtu ka zbuluar shumë prej tyre.

2: Paul McCartney Ai mban 25,000 të drejta të autorit, ka fituar çdo çmim të mundshëm dhe ‘Yesterday’ është kënga më e luajtur në historinë e radios, si dhe më e risjellë në Cover-a. Pasuria e tij 1.2 Billion dollar.

1: Në vendin e parë është Andrew Lloyd Webber, pasuria e tij 1.28 miliardë dollarë. Kompozitori i musical-it Cat.

Marketing