Njihuni me listën e ushqimeve më të mira për shëndetin e syve

Njerëzit e lidhin shëndetin e syve me plakjen e paevitueshme. Në të vërtetë, një regjim i shëndetshëm ushqimor mundet të pakësojë rrezikun e sëmundjeve të syve. Një studim i vitit 2001 mbi sëmundjet e syve si pasojë e moshës, zbuloi se një sërë ushqyes si: zinku, bakri, vitamina C, vitamina E dhe beta karoteni, munden të përmirësojnë shëndetin e syve me 25%.

Marketing

Studimi u përditësua edhe në vitin 2013 dhe arriti në konkluzionin se acidet yndyrore omega- 3, beta karoteni, luteina dhe antioksidantë të tjerë janë thelbësorë për shëndetin e syve. Në këtë artikull do të mësoni për 10 ushqimet më të mira dhe të nevojshme për shëndetin e syve.

Peshku
Shumë lloje peshqish janë burime të larmishme të acideve yndyrore omega-3. Megjithatë, peshqit më të pasur me këto acide yndyrore janë toni, salmoni, trofta, sardelet, skumbria Shumë studime kanë zbuluar se vaji i peshkut është efikas kundër përtharjes së syve, sidomos asaj të shkaktuar nga të qëndruarit përpara kompjuterit.

Arrorët Dhe Bishtajoret
Arrorët janë gjithashtu të pasur me acide yndyrore omega-3. Sipas të dhënave arrorët përmbajnë edhe shumë vitaminë E që mbron sytë nga dëmet e vazhdueshme prej moshës. Konsumoni më shumë arra, shqeme, kikirikë dhe bishtajore si fasule, thjerëza etj.

Farat
Njësoj si arrorët dhe bishtajoret, edhe farat janë të pasura me omega-3 dhe një burim i shkëlqyer i vitaminës E. Zgjidhni farat chia, farat e linit për të mirëmbajtur shëndetin e syve.

Agrumet
Agrumet janë shumë të pasura me vitaminë C, një antioksidant i rekomanduar kundër sëmundjeve të syve. Këshilloheni të konsumoni më shumë limonë, portokalle, qitro për të marrë sa më shumë vitaminë C.

Barishtet
Barishtet si spinaqi janë të pasura me shumë antioksidantë dhe vitaminë C. Ato duhen konsumuar rregullisht.

Karrotat
Karrotat janë të pasura me beta karoten dhe vitaiminë A e cila luan një rol thelbësor në shikimin tuaj.

Patatja e Ëmbël
Ashtu si karrotat edhe patatja e ëmbël përmban beta karoten por edhe vitaminë E.

Panxhari
Panxhari është i pasur me zink, që luan një rol mirëmbajtës për shëndetin e syve. Sipas të dhënave zinku ndihmon në ruajtjen e shikimit pavarësisht moshës dhe parandalon formimin e perdes së syrit.

Vezët
Vezët janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh që mbrojnë shikimin. Ato përmban zink, vitaminë C dhe E.

Uji
Uji është thelbësor për shëndetin e syve. Duhet të pini shumë ujë që të parandaloni hidratimin dhe përtharjen e syve.

Marketing